RTV AHIRETI
Shëndetësi

Çfarë ndodh në organizëm kur nuk kryeni aktivitet fizik

cfare-ndodh-ne-organizem-kur-nuk-kryeni-aktivitet-fizik

Aktiviteti fizik është i domosdoshëm për shëndetin fizik dhe mendor të njeriut.

Aktiviteti fizik ul rrezikun e shfaqjes së disa sëmundjeve siç janë: diabeti, kanceri dhe ato kardiovaskulare.

Ndikimi i aktivitetit fizik në organizëm është padyshim afat-gjatë dhe përmirëson në përgjithësi cilësinë e jetës.

Çfarë Ndodh Në Organizëm Kur Nuk Kryeni Aktivitet Fizik

Sipas një raporti të janarit 2020 të Qendrës Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, të jetuarit pa aktivitet fizik ka pasoja negative në shëndet.

Pasja e një jete sedentare rrit rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të lartpërmendura, sidomos nëse njeriu është duhanpirës dhe tension të lartë të gjakut.

Zemra

Aktiviteti fizik, veçanërisht aerobia, përmirëson qarkullimin e gjakut, tensionin dhe e bën zemrën më të fortë.

Në mungesë të aktivitetit fizik, zemra nuk ka asnjë stimul që të bëhet më e fortë dhe rreziku i dobësimit të saj si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare rritet ndjeshëm.

Truri

Aerobia dhe aktiviteti fizik ngadalëson plakjen e trurit dhe ruan aftësitë e të nxënit.

Në mungesë të ushtrimeve, truri bëhet më i brishtë ndaj plakjes.

Përpos të tjerave, aktiviteti fizik ndihmon për të përmirësuar kujtesën.

Humori

Ekspertët paralajmërojnë se jeta sedentare ndryshon përbërjen kimike të trurit.

Mjaftojnë vetëm 3 orë qëndrimi pasiv në ditë që njeriu të përballet me një rrezik të lartë të simptomave të depresionit.

Aktiviteti fizik e bën njeriun më me humor dhe mungesa e tij medoemos ka efekt të kundër.

Kockat

Ushtrimet me pesha ndihmojnë në mbajtjen larg të osteoporozës.

Aktiviteti fizik në përgjithësi ndihmon në ruajtjen e masës kockore dhe dendësisë së tyre por edhe pengon dobësimin dhe gjasat e frakturave.

Beli

Nëse qëndroni gjithë kohës ulur, nuk po i bëni vetes asnjë nder.

Jeta pasive e bën njeriun më të shëndoshë në mos obez dhe kësisoj rrit rrezikun e shumë sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse.

Në këtë rast, njeriu djeg shumë pak kalori, që përkthehet në depozita dhjamore dhe rrezik të shumëfishtë ndaj diabetit.

Related posts

A hani fruta pas ngrënies? Ja miti i rremë që duhet ta shmangni

rezart morina

Dobitë shëndetësore nga specat djegës

admin

Rëndësia e lëngut të karotës në shëndetin e njeriut

rezart morina