RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ushqimet që duhet të hanë fëmijët në mënyrë që të flenë rehat

ushqimet-qe-duhet-te-hane-femijet-ne-menyre-qe-te-flene-rehat

Dietologia, Olga Preston ka zbuluar ushqimet që mund t’i ndihmojnë fëmijët që të flenë më rehat dhe ato që duhet shmangur që ata të mos mbesin pa gjumë.

“Ushqimet mund të kenë një efekt të thellë që fëmijët tuaj të jenë në gjendje të përqendrohen gjatë ditës dhe të flenë mirë gjatë natës”, tha ajo.

Ajo tha se mungesa e gjumit ndikon edhe në performancën e shkollës, shkruan The Sun.

“Mungesa e gjumit ndikon në performancën e shkollës dhe aftësinë e fëmijëve tanë për të mësuar dhe zhvilluar, kjo çon në nervoz, rraskapitje, përgjumje gjatë ditës, depresion dhe në disa raste ekstreme paranojë dhe halucinacione”, u shpeh ajo.

Ajo bëri thirrje që fëmijëve të jepet ushqim i pasur me omega-3 si peshku , duke përfshirë salmonin dhe troftën.

Gjithashtu edhe ushqimet që përmbajnë magnez, siç janë perimet me gjethe jeshile të errët, arra dhe fara, fasule, thjerrëza, qiqra dhe drithëra integrale.

Tutje, ajo tha se edhe kalciumi ka një efekt të ngjashëm qetësues me magnezin dhe këshilloi se duhet që fëmijët të hanë më shumë lakër jeshile, brokoli, lakër kineze, spinaq, etj.

Related posts

Edhe pse jo e thjeshtë, shkenca thotë lëreni duhanin!

rezart morina

Cilat janë ushqimet më të mira dhe më të dëmshme për acidin e tepërt në lukth?

rezart morina

Ora e brendshme, e dini kur është më mirë të pini ilaçin?

admin