RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Stoltenberg: Aktivitetet e ushtrisë ruse në Arktik, sfidë për NATO-n

stoltenberg:-aktivitetet-e-ushtrise-ruse-ne-arktik,-sfide-per-nato-n

Aktivitetet ruse në rajonin e Arktikut përfaqësojnë një sfidë strategjike për NATO-n dhe Aleanca duhet të forcojë praninë e Aleatëve në Arktik, tha të premten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg gjatë vizitës së tij në Kanada.

“Veriu i largët i planetit është gjithnjë e më i rëndësishëm për NATO-n dhe Kanadanë, sepse ne shohim një ngritje të konsiderueshme të ushtrisë ruse në Arktik, me baza të reja, sisteme të reja armësh”, tha Stoltenberg në prani të kryeministrit kanadez Justin Trudeau në Cold Lake, në provincën kanadeze të Alberta-s, raporton Reuters.

Trudeau shtoi se situata gjeopolitike ka ndryshuar muajt e fundit dhe kjo është arsyeja pse ai thotë se e pranon se “Rusia është një shqetësim në rritje dhe se ka ardhur koha për t’i ndarë të gjitha këto me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s”, një aleancë që përfshin Kanadanë. /euronews

Related posts

BeH goditet nga një tërmet 4 ballë, epiqendra afër Sarajevës

admin

Ministri britanik i mbrojtjes paralajmëron për “epokë të re kërcënimesh”

Muhamet Ramadani

Edhe Supremja vërteton që qytetarëve iu faturua jashtëligjshëm rryma e shpenzuar në veri

admin