RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Stoltenberg: Kurti e Vuçiqi t’i zgjidhin çështjet përmes dialogut politik

stoltenberg:-kurti-e-vuciqi-t’i-zgjidhin-ceshtjet-permes-dialogut-politik

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se e mirëpret marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes mes dy vendeve.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq që t’i zgjidhin çështjet e pazgjidhura përmes dialogut.

Ai tutje ka shtuar se KFOR-i do të mbetet vigjilent.

”E mirëpres marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë i inkurajoj të dy (presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti v.j.) për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes dialogut politik. @NATO_KFOR mbesin vigjilentë”, shkruan Stoltenberg.

Të shtunën, Serbia dhe Kosova ranë dakord për një politikë të re kufitare nën një proces dialogu të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ka njoftuar shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell. /koha

Related posts

Takimi me këshilltarin e Biden, Osmani zbardh bisedën me Jake Sullivan

admin

U raportua se u gjet më pas u mohua! Kontradikta për helikopterin e presidentit iranian që u rrëzua. Mister fati i Raisit dhe ministrit të jashtëm  

admin

Në kërkim për shfrytëzim prostitucioni dhe kanosje, ekstradohet drejt Italisë Andrea Ajasllari

admin