RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pesë të vdekur në Turqi pasi një autobus doli nga rruga

pese-te-vdekur-ne-turqi-pasi-nje-autobus-doli-nga-rruga

Të paktën pesë persona humbën jetën të dielën dhe 38 u plagosën kur një autobus turistik doli nga rruga dhe u rrokullis në provincën turke Bursa, në veriperëndim të vendit.

Në mesin e viktimave është edhe shoferi i autobusit, transmetojnë mediat turke.

Autobusi turistik po shkonte nga provinca Kutahya në komunën Mudanya në Bursa.

Nuk dihet ende nëse në autobus ka pasur shtetas të huaj. /koha

Related posts

Analiza e BBC: Çfarë fshihet pas kërkim faljes së presidentit të Iranit për sulmet ndaj vendeve të rajonit?

admin

Banka Qendrore e Rusisë kërcënon BE-në me veprime ligjore për asetet e ngrira

Muhamet Ramadani

“Kosova aleati më besnik i Amerikës” – kongresisti amerikan kritikon Greqinë për mosnjohjen e Kosovës

RTI