RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Spanjë, pjesëmarrësit hodhën 130 tonë domate ndaj njëri-tjetrit në festivalin La Tomatina

spanje,-pjesemarresit-hodhen-130-tone-domate-ndaj-njeri-tjetrit-ne-festivalin-la-tomatina

Në Spanjë 20 mijë persona, pjesëmarrës hodhën ndaj njëri-tjetrit 130 tonë domate të shpërndara në “La Tomatina” një nga festivalet me famë botërore dhe i cili këtë vit u mbajt për të 75-tën herë, raporton Anadolu Agency (AA).

Festivali në qytezën Bunol në qytetin Valencia, u mbajt ndryshe edhe për arsye se është hera e 75-të që mbahet por edhe për shkak se është 20-vjetori që njihet si vlerë ndërkombëtare turistike nga Ministria e Turizmit.

Në qendrën e zonës mbërritën me 6 kamionë 130 mijë kilogram domate që u përdorën në festivalin i cili zhvillohet çdo vit në ditën e fundit të muajit gusht dhe i cili u organizua për herë të parë pas vitit 2019 për shkak të pandemisë së COVID-19.

Domatet “fluturuan” në ajër në sheshin e bashkisë pasi ora arriti 12:00 dhe pasi u shpall fillimi i festivalit “La Tomatina”.

Personat që hynë në rrugët ku u zhvillua lufta me domate, kaluan në kontrollin e sigurisë dhe nuk u lejuan të mbajnë me vete sende të mprehta apo të ftohta.

Përkundër lëndimeve që ndodhën në festivalet e mëparshme u bë paralajmërimi që “domatet të hidhen pasi të shtypen me dorë”.

Në festivalin fama ndërkombëtare e të cilit është rritur kryesisht në 10 vitet e fundit, normalisht edhe pse pjesëmarrja më e madhe është nga vendet e Azisë, thuhet se për shkak të masave kundër COVID-19 ka pasur numër të vogël të turistëve të ardhur nga Azia por që është vërejtur një pjesëmarrje e lartë nga vendet e Evropës.

Në fund të luftës me domate, rrugët bashkë me mijëra persona dhe lumi që kalon nga qyteza u kthyen në të kuqe.

Turistët amerikanë që folën për gazetarin e AA-së thanë: “Morëm pjesë për herë të parë dhe ishte shumë argëtuese. Jemi të mbuluar me domate por jemi shumë të lumtur”. Ndërsa pjesëmarrësi Mario i cili jetën në Bunol tha: “Për ne çdo Ta Tomatina është si një fillim i ri. Sikur rilindim duke hedhur domate ndaj njëri-tjetrit”.

Popullsia e Bunol-it u dyfishua në një ditë

Bashkia e Bunol-it dhe organizatorët e festivalit, që nga viti 2013 e mbajnë të kufizuar në 20 mijë numrin e pjesëmarrësve për të parandaluar shtyrjet dhe grumbullimin ekstrem.

Për festivalin i cili vitet e fundit është hequr nga të qenit një ngjarje lokale dhe që ka për qëllim të ardhura ekonomike është bërë me pagesë që nga viti 2013 dhe çmimi për këtë vit u përcaktua 12 euro.

Në kuadër të festivalit në qytezën Bunol me popullsi prej rreth 9.600 banorësh dhe cila u dyfishua për një ditë, mbahen edhe aktivitete muzikore.

Maria Valles, përgjegjësja e La Tomatina në Bashkinë Bunol, në një deklaratë për media tha se parashikohet që turistët e ardhur për festivalin në rajonin Valencia të lënë 2 milionë euro.

Nuk dihet se si ka filluar festivali

Nuk ka ndonjë informacion të qartë se si ka filluar festivali “La Tomatina” i cili mbahet në Bunol të mërkurën e fundit të gushtit çdo vit.

Sipas disa informacioneve, fillimi i “La Tomatina”-s konsiderohet hedhja e perimeve dhe frutave nga një tezgë ndaj njëri-tjetrit mes palëve pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet fqinjëve në Bunol në vitin 1945. /aa

Related posts

Nga raketat me rreze të gjatë veprimi, tek hipersonike, sistemet amerikane të armëve do të vendosen sërish në Gjermani! Ja arsyeja

admin

100 mijë persona të vendeve të treta urdhërohen të largohen nga BE

admin

Agjencia e motit e OKB-së: Vera e vitit 2023 ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë

admin