RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Transport falas në Spanjë që nga sot

transport-falas-ne-spanje-qe-nga-sot

Skema e qeverisë spanjolle pritet të kushtojë 221 milionë Euro

Kostot e larta të jetesës po rëndojnë gjithnjë e më shumë qytetarët evropiane. Në të tilla kushte disa qeveri po ndërhyjnë në mënyrë që t’u vijë në ndihmë atyre. Së fundmi qeveria spanjolle do të ofrojë transport publik falas për të gjithë qytetarët për të gjitha rrugët ndërqytetëse lokale dhe të mesme. Përjashtim bëjnë udhëtimet në distanca të gjata. Por si e kanë pritur qytetarët këtë vendim të qeverisë së tyre?

“Mendoj se është një ide vërtet e mirë dhe është e dobishme për udhëtimet në distancë të mesme sidomos për të vizituar familjen”.

Një tjetër qyetare thotë se tani do të kursejë rreth 80 deri në 90 euro në muaj.

“Në rastin tim që udhëtoj nga Parla në Atocha, nuk e kam llogaritur, por është nga 80 deri në 90 euro dhe tani është falas”,

Pothuajse gjysmë milioni njerëz kanë porositur tashmë kartat e transportit falas dhe operatori hekurudhor shtetëror Renfe pret që skema, në fuqi deri në fund të vitit, të rezultojë në 75 milionë udhëtime hekurudhore falas.

Gjermania ka promovuar një nismë të ngjashme, e cila filloi në qershor dhe përfundoi në shtator, e cila rezultoi një sukses pasi edhe reduktoi trafikun në qytetet kryesore.

Skema spanjolle, e cila përfshin edhe ulje për llojet e tjera të transportit publik, do të kushtojë 221 milionë euro. Është pjesë e paketës së fundit të ndihmës për të zbutur rritjet e çmimeve, miratuar në qershor, me një vlerë totale prej 9.5 miliardë eurosh, duke përfshirë uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe përjashtimet e Sigurimeve Shoqërore. /klannews

Related posts

Sulme izraelite gjatë natës përgjatë Bregut Perëndimor të pushtuar

admin6

BE shqyrton masat për frenimin e çmimit të energjisë dhe inflacionit

admin

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet kryesore gjatë natës

admin