RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Miliona fëmijë dhe gra në rrezik pas përmbytjeve në Pakistan

okb:-miliona-femije-dhe-gra-ne-rrezik-pas-permbytjeve-ne-pakistan

Miliona fëmijë dhe gra shtatzëna ndodhen në rrezik në rajonet e goditura nga përmbytjet në Pakistan dhe kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare, njoftoi sot Fondi Ndërkombëtar i Emergjencës për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF).

“Fëmijët po përballen me sëmundje të shkaktuara nga uji dhe kequshqyerje për shkak të përmbytjeve në vendin e Azisë Jugore”, tha UNICEF në një raport.

Përmbytjet nga reshjet e dendura kanë shkaktuar vdekjen e 1200 personave që nga mesi i qershorit dhe kanë prekur mbi 33 milionë banorë, kryesisht në jug dhe jugperëndim të vendit.

“Gati 600 000 gra shtatzëna në rajonet e goditura nga përmbytjet kanë nevojë urgjente për kujdes mjekësor dhe shërbime të shëndetit mendor”, tha Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA).

“Miliona gra dhe vajza po përballen gjithashtu me rrezikun e dhunës me bazë gjinore”, tha UNPF, duke theksuar kërcënimet në rajonet ku familjet jetojnë në strehimore të improvizuara.

“Fëmijët janë veçanërisht të prirur ndaj sëmundjeve të shkaktuara nga uji si diarreja, infeksionet e frymëmarrjes dhe sëmundjet e lëkurës”, tha UNICEF. /atsh

Related posts

“Danimarka do t’i dhurojë Ukrainës të gjithë artilerinë e saj”

admin

Lirohet Dalibor Spasiqi, i dyshuar për sulmet në veri ndaj gazetarëve

admin

100 milionë euro në dispozicion për investime nga diaspora, Qeveria ua garanton kreditë deri në 3 milionë

RTI