RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Borrell: BE-së po i mbarojnë rezervat e armëve

borrell:-be-se-po-i-mbarojne-rezervat-e-armeve

BE-së po i mbarojnë rezervat e armëve pasi vendet anëtare vazhdojnë të dërgojnë armë dhe municione në Ukrainë, ka paralajmëruar kryediplomati i bllokut, shkruan The Guardian.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, u kërkoi vendeve anëtare të koordinojnë më mirë shpenzimet e tyre për pajisjet ushtarake gjatë një debati me ligjvënësit europianë.

“Stoqet ushtarake të shumicës së shteteve anëtare kanë qenë të varfëruara sepse ne u kemi ofruar shumë kapacitete ukrainasve. Duhet të rimbushet. Mënyra më e mirë është ta bëni këtë së bashku. Do të jetë më e pak e kushtueshme.

Nëse vendet e BE-së vazhdojnë të zgjerojnë aftësitë e tyre ushtarake në të njëjtën mënyrë, “rezultati do të jetë një humbje e madhe parash,” tha ai.

Borrell pranoi se BE-ja duhet të kishte filluar të trajnojë forcat e armatosura të Ukrainës një vit më parë, disa muaj përpara se Rusia të fillonte pushtimin e saj, pasi disa vende anëtare kërkuan një operacion të tillë.

“Nëse BE-ja do të përgjigjej në kohë, “do të ishim në një situatë më të mirë”, tha ai, duke shtuar:

Fatkeqësisht nuk e bëmë, dhe sot jemi penduar. Na vjen keq që gushtin e kaluar nuk e përmbushëm këtë kërkesë. /abcnews

Related posts

Kryeministri australian përplaset me biznesmenin Elon Musk, e quan “miliarder arrogant”

admin

Protesta masive në Serbi për litiumin, aktivistët dhe ambientalistët kundërshtojnë marrëveshjen

admin

Zelensky ia prezanton Bidenit “planin e fitores”

RTI