RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Habeck: Dy nga tre centralet e fundit bërthamore do të vihen në gatishmëri

habeck:-dy-nga-tre-centralet-e-fundit-berthamore-do-te-vihen-ne-gatishmeri

Dy nga tre centralet e fundit bërthamore të Gjermanisë do të vihen në gatishmëri deri në mes të prillit 2023, duke hedhur poshtë planet për mbylljen e tyre në fund të vitit, deklaroi të hënën ministri i Ekonomisë, Robert Habeck.

“Dy centralet bërthamore, “Isar II” në Bavari dhe Neckarwestheim në shtetin jugperëndimor të Baden-Württemberg, do të vendosen në dispozicion në rast se do të nevojiten për të stabilizuar rrjetin elektrik në Gjermaninë jugore këtë dimër”, tha Habeck.

Të tre centralet ishin gati të mbylleshin përgjithmonë deri në fund të këtij viti pas një seri politikash të quajtura “Energiewende” ose “Tranzicioni i Energjisë”, që daton që nga paraardhësja e kancelarit gjerman Olaf Scholz, Angela Merkel.

Por, një numër në rritje politikanësh kanë kërkuar vënien në funksion të centraleve, duke thënë se ato do të ofronin një alternativë në rast të mungesës së furnizimit me gaz natyror këtë dimër.

Rusia ka ndërprerë pothuajse totalisht dërgesat e gazit në Gjermani për të ndëshkuar Berlinin për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe pjesëmarrjen në sanksionet kundër Moskës për shkak të pushtimit të fqinjit të saj. /atsh

Related posts

Kurti u bën thirrje qytetarëve të votojnë lirshëm në zgjedhjet e 4 komunave veriore

Muhamet Ramadani

Viza e re e Gjermanisë synon punonjësit e huaj: Kur do të nisë dhe kush ka të drejtë?

admin

OKB “jashtëzakonisht e shqetësuar” për fatin e civilëve në Rafah

Muhamet Ramadani