RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti izraelit i drejtohet parlamentit gjerman me thirrje për luftë të gjithanshme kundër racizmit

presidenti-izraelit-i-drejtohet-parlamentit-gjerman-me-thirrje-per-lufte-te-gjithanshme-kunder-racizmit

Presidenti izraelit Isaac Herzog u bëri thirrje sot ligjvënësve gjermanë që të mbajnë qëndrim më të fortë kundër gjuhës së urrejtjes, racizmit dhe antisemitizmit, raporton Anadolu agency (AA).

“Ne duhet të luftojmë antisemitizmin dhe racizmin kudo, që ta kundërshtojmë me vendosmëri dhe pa asnjë kompromis”, tha ai në një fjalim në parlamentin gjerman.

Herzog iu drejtua ligjvënësve në një sesion të posaçëm parlamentar si pjesë e vizitës së tij zyrtare tre-ditore në vend.

Duke shprehur shqetësimin për rritjen shqetësuese të numrit të incidenteve raciste dhe antisemitiste, ai tha se gjuha e urrejtjes nuk duhet të injorohet, por të kundërshtohet kudo, në internet, media sociale, në rrugë apo platforma politike.

Herzog gjithashtu nënvizoi se është një detyrim moral dhe përgjegjësi të vazhdohet të mësohet dhe të studiohet për Holokaustin.

“Kujtimi i Shoah (Holokaustit) është pjesë e identitetit tonë kombëtar”, theksoi ai.

“Ju nuk mund të ndryshoni të kaluarën, por e ardhmja është në duart tona. Na përket të dyja palëve. Na përket neve, ju përket juve. Sepse vetëm së bashku mund t’i japim kuptim kujtimit”, shtoi ai.

Pas fjalimit të tij, Herzog dhe presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier vizituan ish-kampin nazist të përqendrimit Bergen-Belsen dhe u takuan me të mbijetuarit e Holokaustit, ku humbën jetën 6 milionë hebrenj. /aa

Related posts

Krasniqi dhe ambasadori turk flasin për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

admin

Erdogan për Suedinë: Në fillim zbatimi i ligjit, më pas anëtarësimi në NATO

admin

Tensionet në Lindjen e Mesme, Izraeli paralajmëron Iranin për pasoja nëse përshkallëzon gjendjen

admin