RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sarajevë, Erdoğan takohet me Izetbegoviqin

sarajeve,-erdogan-takohet-me-izetbegoviqin

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka takuar sot në Sarajevë Bakir Izetbegoviqin, nënkryetarin e parë të Dhomës së Popullit të Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi u mbajt në godinën e Asamblesë Parlamentare të BeH-së pa praninë e mediave.

Presidenti turk Erdoğan ndodhet për një vizitë zyrtare në BeH, gjatë së cilës u takua edhe me anëtarët e Presidencës së BeH-së.

Delegacioni turk i udhëhequr nga presidenti Erdoğan gjithashtu u takua me deputetë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Dhomës së Popullit të Asamblesë Parlamentare të BeH-së.

Related posts

Osmani shpalli fitoren ndaj Taravarit

admin

Deklarata e Vuçiqit nxit përplasje mes Malit të Zi dhe Serbisë

Irfan Jahiu

Trump: Kompanitë e naftës do të shpenzojnë 100 miliardë dollarë në Venezuelë

Muhamet Ramadani