RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti ishte sot në veri, vendosi lule në vendin ku u vra Enver Zymberi

kurti-ishte-sot-ne-veri,-vendosi-lule-ne-vendin-ku-u-vra-enver-zymberi

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se kryeministri, Albin Kurti, ka qenë sot në veri të vendit.
Aty ai ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqetë me lule në vendin ku është vrarë polici i Kosovës, Enver Zymberi.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqetë me lule në veri, në vendin e rënies në detyrë të pjesëtarit të forcave speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, në rrugën nacionale që lidhë Mitrovicën me Zubin Potokun, në afërsi të fshatit Zubç”, tha Qeveria në komunikatë.

Në shënim të 23-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Kryeministri Kurti kujtoi Enver Zymberin, i rënë në kryerje të detyrës zyrtare dhe në bartje të misionit për shtrirjen e plotë të sovranitetit dhe ligjshmërisë në Republikën e Kosovës.

Kryeministri Kurti dhe Ministri Sveçla vizituan edhe bazën e re të Policisë së Kosovës në Jasenovik në Zubin Potok, si dhe kampin e njësisë speciale Belvedere në Mitrovicë.

Related posts

Mbi 38 mijë lodra të pasigurta të ndaluara, rrezik për fëmijët

Kushtrim Guraj

Kamionët me ndihma vazhdojnë të hyjnë në Gaza sipas marrëveshjes së armëpushimit

admin

Fëmija nga Gaza shkruan libër për “jetët e tyre të shkatërruara” nga bombardimet izraelite

Muhamet Ramadani