RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pas vizitës në Bosnje e Hercegovinë, presidenti Erdoğan arrin në Serbi

pas-vizites-ne-bosnje-e-hercegovine,-presidenti-erdogan-arrin-ne-serbi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Serbi ku është pritur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të turit ballkanik, Erdoğan gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar vizitë zyrtare në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa mbrëmë ka mbërritur në Serbi.

Në aeroportin e Beogradit, përveç homologut serb Vuçiç, ai u prit nga ambasadori serb në Ankara, Zoran Markoviç, ambasadori turk në Beograd, Hami Aksoy, konsulli i përgjithshëm turk në Novi Pazar, Başar Başol dhe zyrtarë të tjerë.

Delegacioni turk i kryesuar nga presidenti Erdoğan përfshin bashkëshorten e tij Emine Erdoğan, ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu; ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu; ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy; ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar; ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank; ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Vahit Kirişci; ministri i Tregtisë, Mehmet Muş; ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoğlu; kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Ismail Demir; Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Ali Erbaş, shefin e Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun; zëdhënësin presidencial, Ibrahim Kalın; kreu i Këshillit të Arsimit të Lartë të Turqisë, Erol Özver; si dhe përfaqësues të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe afaristë turq.

Pas vizitës së tij në Serbi, Erdoğan do të udhëtojë edhe në Kroacinë, ku do të përfundojë turneun e tij rajonal.

Related posts

Një adoleshent lidh veten në shtyllën e golit gjatë ndeshjes Skoci-Iz’rael në shenjë proteste kundër su’lmeve në Ga’za

admin

Publikohet shënimi i Jeffrey Epstein para vetëvrasjes në burg: Të zgjedhësh kohën për të thënë lamtumirë…

admin

Pesë letra-bombë dërguar profileve të larta në Spanjë

admin