RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shtëpia e Bardhë: Mund të jetë e nevojshme që njerëzit të marrin vaksinën kundër COVID-19 çdo vit

shtepia-e-bardhe:-mund-te-jete-e-nevojshme-qe-njerezit-te-marrin-vaksinen-kunder-covid-19-cdo-vit

Shtëpia e Bardhë deklaroi se njerëzit mund ta kenë të nevojshme të bëjnë dozën mbështetëse kundër COVID-19 çdo vit ashtu si vaksinat e gripit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e Njësisë për Luftën ndaj COVID-19 të Shtëpisë së Bardhë, mbajtën një konferencë për media lidhur me çështjen e përparimit të pandemisë.

Anthony Fauci, drejtori i Institutit Amerikan të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) në një fjalim tha se “Tashmë po bëhet e qartë se COVID-19 do të prodhojë çdo vit një variant të ri. Ashtu si me vaksinat e gripit, mund të na duhet që vaksinat përforcuese të COVID-19 të përditësohen çdo vit sipas varianteve”.

Ashish Jha, koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për luftë kundër COVID-19, bëri të ditur se këto vaksina do t‘i ofrohen popullit pa pagesë. “Pandemia nuk ka përfunduar. Duhet të qëndrojmë rezistentë. Do të vazhdojmë të jemi të përgatitur kundër situatave të papritura”, tha Jha.

Related posts

Kryeministri grek zotohet të shtojë më tej shpenzimet ushtarake mes tensioneve me Turqinë

admin

Tankeri venezuelas po dërgohet drejt SHBA-së ndërsa Uashingtoni shqyrton sekuestrime të tjera

Muhamet Ramadani

Policia serbe ndalon në kufi kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani

admin