RTV AHIRETI
Shëndetësi

Çaji i zi ndihmon në humbjen e peshës

caji-i-zi-ndihmon-ne-humbjen-e-peshes

Çaji i zi, ashtu si ai jeshil, ndihmon të humbisni në peshë, por ka dhe përfitime të tjera për shëndetin.

Meritë e faktit që modifikon bakteret e zorrëve, duke rritur metabolizmin, thuhet në një studim të universitetit të Los Anxhelos, publikuar në European Journal of Nutrition.

Sipas studimit, si çaji i zi dhe ai jeshil promovojnë praninë e baktereve të lidhura me masën e dobët trupore, duke zvogëluar ato të lidhura me obezitetin dhe modifikojnë metabolizmin por në dy mënyra të ndryshme. Në çajin jeshil është polifenoli, substanca të njohura për veprimin pozitiv në shëndet dhe përthithjen.

Ndërsa në çajin e zi polifenolet janë shumë të mëdha për t’u përthithur andaj ka një mekanizëm që stimulon rritjen e baktereve të zorrëve dhe formimin e zinxhirëve të shkurtër yndyror, të lidhura me metabolizmin e energjisë.

Megjithatë, si gjithmonë, nëse përfshini në dietë çajin duhet të jetë në kontroll të plotë mjekësor, pasi disa filxhanë me çaj bëjnë mirë, por sasia e madhe bën keq.

Related posts

A po fillon? – Nju-Jork i ka shpallur rrjetet sociale rrezik për shëndetin publik

rezart morina

Në çfarë moshe duhet të fillojnë fëmijët të hanë ushqim deti

admin

Pirja e duhanit mund të shkaktojë shurdhimin

rezart morina