RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjatë vizitës në Kroaci, Erdogan do të inaugurojë eko-xhaminë e parë në Ballkan

gjate-vizites-ne-kroaci,-erdogan-do-te-inauguroje-eko-xhamine-e-pare-ne-ballkan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të bëjë inaugurimin e një eko-xhamie në Sisak të Kroacisë. Lajmin e ka konfirmuar kryeimami i këtij vendi, Alem Crnkiç.

Eko-xhamia është pjesë e qendrës së re Islame që ka përfunduar ndërtimin në Sisak, dhe është e vendosur në sipërfaqe prej 2600 metrash katrorë.

Sipas paralajmërimit, një e pesta e kompleksit të qendrës i kushtohet hapësirës për lutje, ndërsa pjesa tjetër, apo rreth 2 mijë metra katrorë, është e destinuar për të gjithë.

E veçanta e qendrës së re të kulturës Islame dhe xhamisë në Sisak është qëndrueshmëria e saj energjetike, prandaj edhe quhet ‘ekoxhamia’ e parë në këtë pjesë të Evropës.

Qendra do të jetë e pajisur me panele solare me fuqi të instaluar të prodhimit prej 30 kilovatësh në orë.

Related posts

SHBA vlerësojnë goditje ushtarake ndaj Iranit, Uashingtoni: Izraeli mund të bëjë hapin e parë

admin

Në veri të Gazës rifillojnë përleshjet pasi forcat izraelite rihynë në disa zona

admin

Regjistrimi – shans për të përcaktuar se sa shqiptarë jetojnë në Serbi

admin