RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Charles shpallet zyrtarisht mbreti i ri i Britanisë

charles-shpallet-zyrtarisht-mbreti-i-ri-i-britanise

Përmes një ceremonie të mbajtur në pallatin St. James në Londër, Charles, djali i Mbretëreshësh Elizabeth II u shpall zyrtarisht mbreti i ri i Britanisë së Madhe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e transmetuar për herë të parë drejtpërdrejt nga televizionet, morën pjesë anëtarë të Këshillit këshillues të Mbretërisë (Privy Counsellors), princi William, Camilla bashkëshortja e Charles, si dhe ish-kryeministrat e vendit David Cameron, Gordon Brown dhe Tony Blair.

Ceremonia e cila daton që nga Saksonët, për herë të parë në histori u mbajt në mënyrë që të ndiqet nga populli dhe për herë të parë u lejua edhe pjesëmarrja e grave në ceremoni.

Me nënshkrimin e dokumentit të shpalljes në ceremoni, u njoftua se Charles është monarku i vendit me emërtimin si “Mbreti Charles III”.

Në një fjalim në ceremoni Mbreti Charles III deklaroi: “E di që ju dhe i gjithë kombi, mendoj se e gjithë bota, ndani thellësisht dhimbjen time përballë kësaj humbjeje të pariparueshme që kemi pësuar të gjithë”.

“Jam thellësisht i vetëdijshëm për përgjegjësitë e rënda dhe detyrën që më ka ngarkuar kjo trashëgimi dhe sovranitet i madh. Do të përpiqem të ndjek shembullin frymëzues të paraqitur (nga Mbretëresha Elizabeth II) për të mbështetur qeverinë kushtetuese”, tha Mbreti Charles III.

Pasi teksti i shpalljes u lexua edhe nga ballkoni i Pallatit St. James, ekipi i bandës mbretërore performoi himnin kombëtar britanik me shprehjen: “Zot ruaje mbretin”.

Institucioni publikues britanik BBC, njoftoi se në kuadër të ceremonisë Mbreti Charles III ka miratuar që dita ku do të mbahet ceremonia mortore e Mbretëreshës Elizabeth II, të shpallet si ditë zyrtare pushimi. /aa

Related posts

Bota shënon rekord të ri të ditës më të nxehtë ndonjëherë

rezart morina

“Vrasja e Fatonit u paralajmërua një ditë përpara…”, eksperti: Ja kush kishte dëshirë ta shihet të vdekur

admin

Trupa të NATO-s në Ukrainë? Lavrov: Rusia është e gatshme nëse Perëndimi dëshiron të luftojë në fushën e betejës

admin