RTV AHIRETI
KosovëLajmeLajmet

Myftiu Tërnava vizitoi Ambasadën e Kosovës në Holandë

myftiu-ternava-vizitoi-ambasaden-e-kosoves-ne-holande

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga drejtori i Financave në Kryesinë e BIK-ut, Islam ef. Hasani, kanë vizituar sot Ambasadën e Kosovës në Holandë, në të cilën u mirëpritën nga ambasadori z. Dren Doli.

Ambasadori Doli falenderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe çmoi lart kontributin, punën dhe aktivitetet që po bën BIK-u, që Kosova të jetë një vend i qetë fetar, ku respektohen dhe çmohen toleranca dhe bashkëjetesa, vlera këto që e bëjnë të dallohet vendi ynë.

Myftiu Tërnava e njohu ambasadorin Doli me ecurinë e jetës fetare në Kosovë, si dhe me aktivitetet që zhvillon Bashkësia Islame e Kosovës. /bislame

Related posts

Mali i Zi në vitin 2022, nën hijën e Kishës Ortodokse Serbe

admin

SHBA: Mbështesim të drejtën e Iz’raelit për të mbrojtur veten

Muhamet Ramadani

Agjencitë e OKB-së: Një grua vdes çdo 2 minuta për shkak të shtatzënisë ose lindjes

admin