RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Republika Çeke: Hungaria rrezikon largimin nga Bashkimi Evropian

republika-ceke:-hungaria-rrezikon-largimin-nga-bashkimi-evropian

“Hungaria po largohet gjithnjë e më shumë nga qëndrimet e vendeve anëtare dhe madje nuk është e pamundur që përfundimisht të largohet nga Bashkimi Evropian.”

Kështu u shpreh Mikulus Bek, ministri çek përgjegjës për çështjet evropiane, shtet i cili kryeson edhe presidencën e BE.

Në një intervistë për radion çeke, Irozhlas, ai foli kryesisht për faktin se presidenca çeke po bën gjithçka për të menaxhuar krizën energjetike të BE-së, por aktualisht ka mendime të ndryshme se çfarë duhet bërë.

“Nëse pyes tre ekspertë, marr katër mendime sesi të rregullohet më mirë tregu”, u shpreh Mikulas Bek.

Sipas Mikulas Bek, Budapesti duhet të reflektojë përpara se të jetë vonë, në lidhje me qëndrimet e saj ndaj Rusisë dhe luftës në Ukrainë.

“Bashkimi Evropian është një unitet i shumë zërave që gjen gjithmonë gjuhën e përbashkët pavarësisht nga mosmarrëveshjet, por Hungaria ka bërë një rrugë të gjatë duke arritur në buzë të humnerës dhe tani ajo duhet të vendosë nëse do të shkojë drejt këtij drejtimi i cili do të sjellë pasoja të cilat as nuk mund t’i spekuloj,” theksoi ai.

Related posts

Banka Botërore miraton 1.69 miliardë dollarë për Pakistanin e goditur nga përmbytjet

admin

Pesë vende të BE-së kërkojnë taksë mbi fitimet e papritura për kompanitë e energjisë mes armiqësive në Lindjen e Mesme

Kushtrim Guraj

Chollet bisedon me Vuçiqin: Asociacioni të formohet urgjentisht

Muhamet Ramadani