RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Macroni i kërkon Putinit të tërhiqet nga Zaporizhzhia

macroni-i-kerkon-putinit-te-terhiqet-nga-zaporizhzhia

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka përsëritur kërkesën e tij për një armëpushim në Ukrainë dhe tërheqjen e Rusisë nga termocentrali bërthamor Zaporizhzhia gjatë një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, tha të dielën Pallati Elysee.

Macron “dënoi vazhdimin e operacioneve ushtarake ruse në Ukrainë dhe përsëriti kërkesën e tij që ato të ndërpriten sa më shpejtë të jetë e mundur, që negociatat të fillojnë dhe të rivendoset sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës”, tha zyra e tij në një deklaratë, shkruan CNN-i të dielën.

Presidenti francez theksoi gjithashtu nevojën për të garantuar sigurinë e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhias.

Ai kujtoi se pushtimi rus ishte shkaku i rreziqeve aktuale për integritetin e centralit bërthamor.

Macron u bëri thirrje forcave ruse që të tërheqin armët e tyre të rënda dhe të lehta nga uzina dhe që rekomandimet e IAEA-s të ndiqen nga afër për të garantuar rivendosjen e sigurisë së zonës. /koha

Related posts

Mbi 1.000 fluturime të dyshimta me dronë u zbuluan mbi Gjermani këtë vit

RTI

Akuza për shpërdorim detyre, merren në pyetje shefja e Regjistrimit të Bizneseve dhe dy zyrtarë të tjerë

admin

FSK-ja pjesë e stërvitjes ndërkombëtare “Dynamic Front” me NATO-n

admin