RTV AHIRETI
Pytje & Përgjigje

A mund të ndikojë mësyshi apo sihri që dikush ta akuzojë për amoralitet gruan dhe familjaret e saja?

a-mund-te-ndikoje-mesyshi-apo-sihri-qe-dikush-ta-akuzoje-per-amoralitet-gruan-dhe-familjaret-e-saja?

Pyetja:

A mund të ndikojë mësyshi apo sihri që dikush ta akuzojë për amoralitet gruan dhe familjaret e saja?

***

Përgjigjja:

Me Emrin e Allahut, Mëshirëplotit, Mëshiruesit!

Shpifja për gratë e ndershme muslimane është prej mëkateve të mëdha në Islam. Allahu i Gjithëdijshëm ka thënë në Kuran: “Ata që i akuzojnë gratë e ndershme (për imoralitet), e pastaj nuk sjellin katër dëshmitarë, t’i rrihni me tetëdhjetë goditje dhe të mos ua pranoni më kurrë dëshminë; këta janë njerëz ngatërrestarë. Përjashtim bëjnë ata që, pas kësaj, pendohen dhe përmirësohen. Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë. Nëse një burrë e akuzon gruan e tij pa pasur dëshmitarë të tjerë përveç vetes, ai duhet të betohet në Allahun katër herë, se thotë të vërtetën, dhe herën e pestë të kërkojë mallkimin e Allahut ndaj vetes, nëse ka gënjyer. Ndërsa gruaja do të kursehet nga dënimi, nëse betohet për Allahun katër herë, se i shoqi është gënjeshtar dhe, herën e pestë, të kërkojë zemërimin e Allahut ndaj vetes, nëse i shoqi ka thënë të vërtetën.” (Nur, 49) Pra, ajeti i sipërpërmendur e ka bërë të qartë shëmtinë e shpifjes në moral dhe ka sqaruar dënimin ndaj personave të këtillë. Kurse, çështja se a mundet një gjë e tillë të rezultojë nga magjia e mësyshi, këtë gjë duhet ta verifikojë një hoxhë i mirëfilltë i cili bën rukje dhe e njeh mirë gjendjen e personit i cili është i prekur nga magjia apo sëmundje të tjera të kësaj natyre. E, nëse personi që ka shpifur nuk ka ndonjë shenjë se ka qenë i sëmurë prej sehireve, atëherë ky person duhet të pendohet thellë te Allahu, t’ua kërkojë hallallin atyre për të cilat ka shpifur, ta tërheq fjalën e tij karshi të gjithë atyre që e kanë dëgjuar duke shpifur, dhe kurrë më mos ta përsëritë një gjynah të tillë. Allahu e di më së miri!

Hekuran Helshani

The post A mund të ndikojë mësyshi apo sihri që dikush ta akuzojë për amoralitet gruan dhe familjaret e saja? appeared first on Pyetje dhe përgjigje nga feja islame.

Related posts

Sa urtësi fshihen pas agjërimit?

admin

Kur jetojmë me qira, a i lejohet pronarit të apartamentit të na tregoj me kë të jetojmë?

admin

Si të bëjm davet me familjarët?!

rezart morina