RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Patentë-shoferët e Kosovës së shpejti do të njihen edhe nga një shtet i BE-së

patente-shoferet-e-kosoves-se-shpejti-do-te-njihen-edhe-nga-nje-shtet-i-be-se

Kosova së shpejti do të ketë njohje reciproke të patentë-shoferëve me një shtet tjetër të BE-së.
Bëhet fjalë për Hungarinë, marrëveshjen me të cilën e paraqiti sot në Qeveri ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, shkruan lajmi.net.

Ai tha se kjo nismë ka qëllim lehtësimin e qarkullimit rrugor tek të dyja shtetet.

“Më lejoni para jush të propozoj nismën e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe Hungarisë për njohjen reciproke e patentë-shoferëve. Kjo projekt-marrëveshje ka për qëllim lehetësimin e qarkullimit rrugor tek të dyja palët. Marrëveshja ka kaluar të gjitha hapat procedural të parashikuar me ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare”, tha ai.

Related posts

Anglia, operacion ndaj shqiptarëve! “Bridora” synon të dëbojë sa më shumë azilkërkues

Muhamet Ramadani

“Evropa të jetë në gatishmëri”- Ministri gjerman i jashtëm lëshon ‘bombën’: Rusia do bëj paqe në Ukrainë, për të sulmuar një tjetër vend të NATO-s…!

admin

Disa komuna në Kosovë rrezikohen nga vërshimet

admin