RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përmbytjet në Pakistan, 54 të vdekur në 24 orët e fundit, mes tyre 18 fëmijë

permbytjet-ne-pakistan,-54-te-vdekur-ne-24-oret-e-fundit,-mes-tyre-18-femije

Të paktën 54 persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Pakistan.

Mediat e huaja, raportojnë se mes viktimave janë 18 fëmijë dhe 10 gra.

Provincat më të goditura janë Sindh (në jug) dhe Balochistan (në jugperëndim).

Si pasojë e përmbytjeve, 4,453 shtëpi janë shkatërruar dhe 24,869 kafshë shtëpiake kanë humbur, bëjnë me dije autoritetet

Deri më tani janë regjistruar 1,481 viktima, 12,748 të lënduar, 1,755,281 shtëpi janë dëmtuar dhe 908,137 kafshë kanë ngordhur si pasojë e përmbytje që nga qershori.

Mbi gjysmë milioni njerëz (541,134) kanë mbetur të pastrehë dhe janë vendosur në kampe të përkohshme.

Related posts

Ukraina zhvendos Ditën e Krishtlindjes që të distancohet nga Rusia

Muhamet Ramadani

Ushtarët armenë hapin zjarr ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit në kufi dhe Karabak

admin

Deri më 11 dhjetor subjektet politike duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë

admin