Presidenti rus raportohet t’i ketë shpëtuar një atentati gjatë udhëtimit me makinë drejt residencës së tij.
Limuzina e Vladimir Putinit dyshohet se u sulmua në një atentat të mundshëm ndërsa lufta në Ukrainë po vazhdon, pohojnë të brendshëm të Kremlinit sipas britanikes Daily Mail.
Makina e presidentit rus është goditur nga një “krisje e fortë” në rrotën e saj të majtë të përparme, e cila u pasua nga “tym i fortë”, thonë burime pranë liderit.
Limuzina e Putinit u morr nga forcat e sigurisë ruse bashkë me presidentin të padëmtuar – por ka pasur arrestime të shumta nga shërbimi i tij i sigurisë, thuhet në raport.
Raportohet se disa nga truprojat e tij janë zhdukur mes pretendimeve se informacionet sekrete rreth lëvizjeve të 69-vjeçarit ishin komprometuar, sipas kanalit Telegram General GVR.
Kanali anti-Kremlin pretendon se Putin po udhëtonte për në rezidencën e tij zyrtare në një autokolonë mes frikës së sigurisë.
Konvoji “backup” përbëhej nga pesë makina të blinduara, me Putinin në të tretën.
Është e paqartë ende se kur ka ndodhur atentati i mundshëm dhe nuk ka qenë e mundur menjëherë të verifikohet pretendimi. Kanali tha se: “Rrugës për në rezidencë, disa kilometra më larg, makina e parë e shoqërimit u bllokua nga një ambulancë, [dhe] makina e dytë e shoqërimit lëvizi pa u ndalur [për shkak të] pengesës së papritur dhe gjatë devijimit. të pengesës” në makinën e Putinit u dëgjua “një zhurmë e fortë nga rrota e përparme e majtë e ndjekur nga tym i fortë”, thuhet në raportimin e medias britanike. /euronews