RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nënshkruhet marrëveshja për hekurudhën Kinë-Kirgistan-Uzbekistan

nenshkruhet-marreveshja-per-hekurudhen-kine-kirgistan-uzbekistan

Në qytetin Semerkant të Uzbekistanit u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit lidhur me projektin për ndërtimin e pjesës hekurudhore Kinë-Kirgistan-Uzbekistan në territorin e Kirgistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Qendra për media e Presidencës së Kirgistanit thuhet se në qytetin Semerkant që do të presë samitin e liderëve shtetërorë të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit lidhur me projektin për ndërtimin e pjesës të rrugës hekurudhore Kinë-Kirgistan-Uzbekistan në territorin e Kirgistanit.

Bëhet e ditur se marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Transportit dhe Komunikimit të Kirgistanit, Erkinbek Osoyev, ministri i Transportit të Uzbekistanit, İlhom Mahkamov dhe ministri i Komisionit shtetëror për zhvillimin dhe reformë të Kinës, He Lifeng.

Thuhet se marrëveshja parashikon që studimet e fizibilitetit në linjën Torugart-Arpa-Makmal-Jalalabad ku do të ndërtohet rruga hekurudhore Kinë-Kirgistan-Uzbekistan të përfundojnë jo më vonë se 1 qershor 2023.

Palët do të nënshkruajnë marrëveshje trepalëshe që synon ndarjen e kostove të studimit të fizibilitetit në pjesë të barabarta mes palëve.

Falë projektit të hekurudhës Kinë-Kirgistan-Uzbekistan synohet të sigurohet qasje në tregjet e Azisë juglindore dhe perëndimore të Azisë së Mesme dhe në tregjet e Lindjes së Mesme. /aa

Related posts

Zelensky propozon një samit për paqen në Kiev, G-7 ofron mbështetje ushtarake

rezart morina

BE propozon një strategji të re të industrisë së mbrojtjes

rezart morina

207 mijë euro dëmshpërblim, Specialja cakton 8 “viktimat” që do përfitojnë nga dënimi i “Calit”

rezart morina