RTV AHIRETI
Lajme

SHBA thotë se zbulimi i varreve masive në Ukrainë është një kujtim i tmerrshëm i trashëgimisë ruse

shba-thote-se-zbulimi-i-varreve-masive-ne-ukraine-eshte-nje-kujtim-i-tmerrshem-i-trashegimise-ruse

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u shpreh se zbulimi i varreve të reja masive në Ukrainën lindore është një tjetër kujtesë rrëqethëse e trashëgimisë së Kremlinit në vendin e shkatërruar nga lufta, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kjo është pjesë tmerruese e historisë që vazhdon. Sa herë që shohim valën ruse të largohet nga pjesët e Ukrainës që është e pushtuar, ne shohim se çfarë ka mbetur pas saj”, u tha Blinken gazetarëve në Departamentin e Shtetit gjatë një konference të përbashkët për media me homologun e tij jordanez.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që edhe pse ukrainasit të bëjnë gjithçka që munden për të rimarrë tokën që u është sekuestruar nga Rusia dhe agresioni i saj, që në të njëjtën kohë ne të gjithë të punojmë për të ruajtur provat dhe dokumentuar mizoritë që janë bërë”, shtoi ai.

Related posts

Lajçaku këtë javë në Kosovë dhe Serbi

admin

Albin Kurti: Serbia vazhdon strategjinë e saj të fshehjes së krimit nëpërmjet fshehjes së kufomave

admin

Digat që shkaktuan përmbytjet në Libi u ndërtuan nga kompani jugosllave

Muhamet Ramadani