RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Çekia i lëshoi mbi 430 mijë viza të përkohshme për refugjatët ukrainas

cekia-i-leshoi-mbi-430-mije-viza-te-perkohshme-per-refugjatet-ukrainas

Qëkur nisi pushtimi rus mbi Ukrainë, Republika Çeke i ka lëshuar 432 mijë viza të përkohshme për ukrainasit, raportoi BBC-ja të dielën.

Kjo u bë e ditur nga Ministria e Brendshme e Çekisë, duke u thënë se zyrtarisht nuk dihet cili është numri i saktë i banorëve të Ukrainës që jetojnë në Çeki.

Në fund të gushtit, ministri çek i Punëve të Brendshme, Vit Rakushan, deklaroi se numri i qytetarëve që pranuan viza të përkohshme ishte rreth 300 mijë. Deri më tani kjo shifër është rritur për mbi 100 mijë.

Ministri i Financave, Zbinek Stanyura, deklaroi se kostot e refugjatëve ukrainas nuk do ta kalojnë 1 miliard euron, ndonëse në fillim supozohej se do të ishin dy herë më të larta.

Stanyura shtoi se ukrainasit që u vendosën përkohësisht në Çeki, nisën të punonin dhe nuk e rënduan aq shumë kujdesin shëndetësor. Pos kësaj, shumë çekë i pranuan ukrainasit për qëndrim pa pagesë.

Nisja e agresionit rus mbi Ukrainë bëri që miliona ukrainas refugjatë të largoheshin nga vendlindja. Dyert ua hapën vendet perëndimore, derisa kufirin me Poloninë e shfrytëzuan si rrugë drejt shteteve të tjera. /koha

Related posts

Më shumë se 700.000 fëmijë ukrainas u dërguan në Rusi, sipas Moskës

admin

Mbyllet për qarkullim rruga në Sojev për shkak të grumbullimit të ujit

Kushtrim Guraj

Nëntë të vrarë nga shpërthimi në një stacion policie në Kashmir

Muhamet Ramadani