RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nagavci: SBASHK-u po refuzon bashkëpunimin me Qeverinë, mësimdhënësit nga nesër t’iu kthehen shkollave

nagavci:-sbashk-u-po-refuzon-bashkepunimin-me-qeverine,-mesimdhenesit-nga-neser-t’iu-kthehen-shkollave

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka akuzuar SBASHK-un se po refuzon bashkëpunimin me Qeverinë dhe ndërmjetësit për të gjetur një zgjidhje për grevën në arsim.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se me ftesë të Avokatit të Popullit, bashkë me zv.KM, Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati janë takuar të shtunën me Avokatin e Popullit.

Nagavci përmes një shënimi në Facebook thotë se kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar dialogun dhe fillimin e procesit mësimor njëkohësisht.

E para e Arsimit thotë se si pasojë e atij takimi sot kanë pranuar një letër nga Avokati i Popullit, Naim Qelaj të cilën e kanë shqyrtuar dhe menjëherë i kanë kthyer përgjigje duke adresuar propozimet e tij.

“Si Qeveri kemi pritur që të ketë gatishmëri edhe nga SBASHK-u dhe të vazhdojmë dialogun social e të fillojë mësimi. Por, përmes mediave kemi parë tashmë që Sindikata ka dalë me qëndrim se greva vazhdon”, ka shkruar Nagavci.

Ajo thotë se SBASHKU po refuzon dialogun dhe bashkëpunimin me Qeverinë.

“Fatkeqësisht, Sindikata e Arsimit përveçse po refuzon bashkëpunimin me Qeverinë, ka dështuar dhe refuzuar edhe rolin ndërmjetësues të Presidentes e tash së fundi edhe të Avokatit të Popullit”.

“SBASHKU tanimë po e dëshmon se grevën nga një instrument e ka shndërruar në objektiv në vete. Si e tillë, greva e ka humbur çdo kuptim andaj, si ministre e Arsimit ftoj mësimdhënësit anembanë Kosovës që, nga nesër t’u kthehen shkollave”, ka shkruar tutje Nagavci.

Related posts

Shumica e grekëve shkurtojnë shpenzimet për ushqim, nevojat bazë, ndërsa kostoja e jetesës rritet

admin

Familja e Faton Hajrizit autorizon avokatin Koci për tërheqjen e trupit nga Serbia

RTI

Gjermania vlerëson diplomacinë e Türkiyes për të ringjallur marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi

admin