RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Azerbajxhani i dorëzon Armenisë edhe 95 trupa të ushtarëve armenë

azerbajxhani-i-dorezon-armenise-edhe-95-trupa-te-ushtareve-armene

Azerbajxhani i dorëzoi Armenisë edhe 95 trupa të tjerë të ushtarëve armenë që kanë vdekur në konfliktet në kufi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga autoritetet e Azerbajxhanit theksohet se po kërkohen trupat e ushtarëve armenë që kanë mbetur në zonë pasi kanë humbur jetën në rajonin ku janë shënuar konfliktet më 12-14 shtator.

Në deklaratë informohet se 95 trupat e ushtarëve armenë i janë dorëzuar Armenisë nëpërmjet Organizatës së Kryqit të Kuq, pasi u ekzaminuan nga punonjësit e Prokurorisë Ushtarake të Azerbajxhanit dhe pasi u përcaktua se në trupa nuk janë gjetur shenja dhune.

Ndër të tjera vihet në dukje se do të vazhdojë procesi për dorëzimin e trupave të ushtarëve armen.

Azerbajxhani më parë më 17 shtator i dorëzoi Armenisë 32 trupa.

– Konfliktet në kufirin Azerbajxhan-Armeni

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se konflikti filloi si pasojë e provokimit në përmasa të gjera në drejtim të rajoneve Dashkasan, Kalbajar, Lachin dhe Zangilan të Azerbajxhanit në natën e 12 shtatorit nga forcat armene.

Si rezultat i kontakteve diplomatike, u njoftua se Azerbajxhani dhe Armenia u dakorduan për armëpushim lidhur me konfliktin i cili është më i madhi pas Luftës së Dytë të Karabakut.

Azerbajxhani njoftoi se 80 ushtarë të tij humbën jetën gjatë përleshjeve, ndërsa Armenia bëri të ditur se 207 ushtarë armenë humbën jetën. /aa

Related posts

Greva e Trafikut Urban – Komuna e Prishtinës mban sot seancë të jashtëzakonshme

admin

Blinken mbërrin në Arabinë Saudite në kuadër të turneut rajonal për të kërkuar armëpushim në Gaza

Muhamet Ramadani

Ukraina pretendon se në luftë janë vrarë 40 mijë e 670 ushtarë rusë

admin