RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë stërviten së bashku, para dislokimit në Mbretëri të Bashkuar

ushtaret-e-kosoves-dhe-te-shqiperise-sterviten-se-bashku,-para-dislokimit-ne-mbreteri-te-bashkuar

Ekipe përfaqësuese të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ata të Forcave të Armatosura të Shqipërisë janë stërvitur së bashku para dislokimit në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të marrin pjesë në Stërvitjen/Garën më të famshme të patrullimit ushtarak ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2022”.

Kështu bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në një postim në Facebook:

“Ekipet përfaqësuese të FSK-së dhe FA të Republikës së Shqipërisë stërviten së bashku para dislokimit në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të marrin pjesë në Stërvitjen/Garën më të famshme të patrullimit ushtarak ndërkombëtar ‘Cambrian Patrol 2022’.

Së bashku gjithmonë më të fortë dhe më të suksesshëm!”, shkruan Mehaj.

Related posts

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje në ishullin Lesbos të Greqisë

RTI

Fermerët spanjollë protestojnë me traktorë në Madrid kundër marrëveshjes BE-Mercosur

Kushtrim Guraj

Dragisha Milenkoviqit i vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi

admin