RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Moska premton “mbrojtje të plotë” për çdo rajon ukrainas që mund të aneksohet nga Rusia

moska-premton-“mbrojtje-te-plote”-per-cdo-rajon-ukrainas-qe-mund-te-aneksohet-nga-rusia

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se rajonet e Ukrainës ku po mbahen referendume që janë hedhur poshtë nga Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë, do të jenë nën “mbrojtjen e plotë” të Rusisë nëse aneksohen nga Moska.

Referendumet në katër rajone lindore të Ukrainës, që synojnë aneksimin e territorit që Rusia ka marrë me forcë që kur filloi agresionin e saj në shkurt, vazhduan për të tretën ditë të dielën dhe parlamenti rus mund ta zyrtarizojë aneksimin brenda pak ditësh.

Duke i pretenduar si të vetat Luhanskun, Donetskun, Khersonin dhe Zaporizhzhian, Moska mund t’i karakterizojë përpjekjet e Ukrainës për t’i rimarrë ato, si një sulm ndaj vetë Rusisë, një paralajmërim për Kievin dhe aleatët e tij perëndimorë.

Aneksimet ruse rrisin rrezikun e një konfrontimit të drejtpërdrejtë ushtarak midis Rusisë dhe aleancës ushtarake të NATO-s pasi trupat ukrainase po përdorin armët perëndimore.

Ukraina dhe aleatët e saj i kanë hedhur poshtë referendumet si një lëvizje e sajuar për të justifikuar një përshkallëzim të luftës dhe një nxitje mobilizimi nga Moska pas humbjeve të fundit në fushën e betejës. /voa

Related posts

OKB e alarmuar: Më shumë fëmijë u vranë për 4 muaj në Gazë sesa për 4 vjet në të gjithë botën

admin

Në sulmet e Izraelit në Gaza humbin jetën edhe 2 gazetarë të tjerë

rezart morina

Presidenti Erdoğan merr pjesë në samitin e NATO-s në SHBA

admin