RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetPersonaliteteRajon dhe Botë

Ndërron jetë Dr. Jusuf Kardavi

nderron-jete-dr.-jusuf-kardavi

Sot, e hënë, u bë e ditur se themeluesi dhe ish-presidenti i Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Myslimanë, Dr. Jusuf Kardavi, ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare.

I ndjeri ishte një nga dijetarët më të shquar të sheriatit në botën islame, dijetar egjiptian i Az-harit dhe shtetas i Katarit.
Në vitin 2008, Kardavi u rendit i treti mes 20 personave në listën e mendimtarëve më me ndikim në botë, në një sondazh të kryer nga revistat “Foreign Policy” dhe “Prospect”.

Sheikh Kardavi përmes programit Sheriati dhe Jeta të transmetuar nga kanali satelitor Al-Jazeera, nxjerr fetva javore që trajtojnë aspekte të ndryshme të jetës.

Kardavi ka më shumë se 170 libra dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca, seminare dhe programe televizive gjithandej globit gjatë karrierës së tij shkencore.

Related posts

ShBA, 18 ekzekutime të denimit me vdekje gjatë vitit 2022

admin

Zelenskyy arrin në Xhide për të marrë pjesë në samitin e Ligës Arabe – VIDEO

Muhamet Ramadani

Turqi: Gjasa për balotazh pasi votat e Presidentit Erdogan bien nën 50%

admin