RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Guterres falënderon Emine Erdoğan lidhur me përpjekjet për iniciativën “Zero mbetje”

guterres-falenderon-emine-erdogan-lidhur-me-perpjekjet-per-iniciativen-“zero-mbetje”

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres falënderoi Emine Erdoğan, bashkëshorten e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan për përpjekjet e saj në çështjen për iniciativën “Zero mbetje”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria zyrtare e medias sociale e OKB-së, thuhet se Guterres në takimin e mbajtur në New York i ka kërkuar Emine Erdoğan-it mbështetjen për iniciativave “Zero mbetje” dhe i ka shprehur falënderimet e tij për përpjekjet që ka treguar në këtë çështje. Po ashtu bëhet e ditur se Guterres ka theksuar se prodhimi dhe konsumi i përgjegjshëm i mbetjeve ka rëndësi kyçe për arritjen e objektivave globale.

Emine Erdoğan në një postim nga llogaria e saj në median sociale në përgjigje ka bërë të ditur se brenda një kohe të shkurtër mbi 20 bashkëshorte të liderëve, ministra dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare kanë nënshkruar “Angazhimin Global për Zero Mbetje” që kanë filluar me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Guterres. “Së bashku, përmes një përpjekjeje të përbashkët ne do të arrijmë objektivin global për zero mbetje”, tha në postimin e saj Emine Erdoğan. /aa

Related posts

Zelensky u kërkon ukrainasve të qëndrojnë të bashkuar dhe të vazhdojnë luftën

admin

Trafiku u tankerëve në Ngushticën e Hormuzit pothuajse pranë ndalimit pas sulmeve të përsëritura SHBA-Iran

Hevzi

Lufta në Ukrainë, Zelensky: SHBA-të i lidhin garancitë e sigurisë me lëshimin e Donbasit ndaj Rusisë

admin