RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Holandën

nikaragua-nderpret-marredheniet-diplomatike-me-holanden

Vendi i Amerikës Qendrore, Nikaragua ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Holandën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Nikaraguas thuhet se vendi ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Holandën.

“Holanda me qëndrimin ndërhyrës dhe neo-kolonizues vazhdon të poshtërojë dhe abuzojë familjet nikaraguane”, thuhet në deklaratë.

Presidenti i Nikaraguas, Daniel Ortega duke dënuar “ndërhyrjen” e Holandës ndaj punëve të brendshme të vendit, theksoi dje se nuk dëshiron të vazhdojë marrëdhëniet me Holandën.

Pasi ambasadorja e Holandës për Amerikën Qendrore, Christine Pirenne njoftoi se nuk do të financojnë më një spital që kishin premtuar ta ndërtonin vite më parë, Ortega tha se “Ambasadorja erdhi të flasë me nikaraguanët sikur Nikaragua të ishte një koloni e Holandës”. /aa

Related posts

Pakistani kryen dy sulme ajrore në territorin afgan, Talibanët: Janë vrarë pesë gra dhe tre fëmijë

admin

FOTO/ Shembja e urës në SHBA, tymi i zi nga anija dhe mbetje në ujë! Çfarë ndodhi para dhe pas goditjes

admin

Siria arreston një celulë që fshihet pas “bombardimeve terroriste” në Damask

Irfan Jahiu