RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Termocentralet me qymyr rifillojnë punën për shkak të krizës energjetike

termocentralet-me-qymyr-rifillojne-punen-per-shkak-te-krizes-energjetike

Franca do të vendosë sërish në punë sot një termocentral me qymyr, në verilindje të Saint-Avoldit, për shkak të krizës energjetike dhe dështimit të shumë termocentraleve bërthamore.

Termocentrali ”Emile-Huchet” u hoq nga rrjeti në fund të marsit.

Tani, ai do të prodhojë sërish energji, vendosi Ministria Franceze e Energjisë, por fillimisht funksionimi i tij do të kufizohet deri në fund të vitit 2023.

Rreth 70 punonjës që u pushuan nga puna pranuan të kthehen në punët e tyre me rritje pagash.

Përveç ”Emile-Huchet”, termocentrali ”Cordemais” në Francën Perëndimore është i vetmi central tjetër me qymyr ende aktiv në vend.

Përpara mbylljes së tij, termocentrali ”Emile-Huchet” kishte djegur qymyr të importuar nga Rusia për të mbuluar nevojat për energji elektrike.

Tani qymyri do të sillet kryesisht nga Kolumbia, SHBA dhe Afrika e Jugut.

Franca është në rrezik të mbetet pa energji elektrike këtë dimër, sepse gjysma e 56 termocentraleve të saj bërthamore janë jashtë rrjetit për mirëmbajtje dhe inspektime.

Qeveria i ka bërë presion kompanisë së energjisë elektrike EDF që të gjithë reaktorët të funksionojnë deri në dimër, por mbetet e hapur nëse kjo do të jetë e mundur.

”Ambientalistët kanë protestuar tashmë disa herë kundër rifillimit të termocentralit”, raportoi gazeta ”Le Républicain Lorrain”.

Related posts

Hunter Biden u shpall fajtor, reagon presidenti i SHBA: Jam krenar për djalin tim! Respektoj vendimin e gjykatës, por…

admin

Scholzi e quan “të papranueshme” çdo përpjekje për ta vënë në pikëpyetje sovranitetin e Bosnjës

rezart morina

BE kërkon informacione nga YouTube, Snapchat dhe TikTok për algoritmet e përmbajtjes

admin