RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Fillimi i procesit mësimor, MAShTI ​kërkon bashkëpunim për kompensimin e orëve të humbura shkaku i grevës

fillimi-i-procesit-mesimor,-mashti-​kerkon-bashkepunim-per-kompensimin-e-oreve-te-humbura-shkaku-i-greves

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se nesër fillon mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

MAShTI thotë se i kishte bërë përgatitjet e duhura që viti i ri shkollor të fillonte me 1 shtator kur zyrtarisht duhej të fillonte mësimi, por që kjo nuk u realizua për shkak të grevës së organizuar nga SBASHK.

“Të hënën, MAShTI do të formojë grupin punues për të rishikuar Udhëzimin Administrativ për Kalendarin e vitit shkollor dhe në bazë të tij do të bëhen edhe riplanifikimet në shkolla. Drejtoritë Komunale të Arsimit do të sigurohen për mbarëvajtjen e procesit mësimor. Ministria e Arsimit ka ftuar për bashkëpunim dhe mobilizim të të gjithëve pa dallim për të plotësuar humbjet e shkaktuara gjatë grevës”, thuhet në njoftimin e MAShTI-t.

Gjithashtu, MAShTI njofton se janë shpërndarë të gjitha tekstet në komuna e shkolla sipas kërkesave të Drejtorive Komunale të Arsimit. Teksti i Gjuhës shqipe, klasa e pestë, tekst i ri i hartuar këtë vit, do të dërgohet brenda kësaj jave në shkolla.

Ministria e Arsimit ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për vitin e ri shkollor

Related posts

Osmani zhvilloi takime në Kongres, përmendi shkeljet e Serbisë në procesin e dialogut

rezart morina

Maqedonci e Jashari pjesë të takimit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

admin

Raisi: Perëndimi ka dështuar ta izolojë Iranin

admin