Muzeu i Artit Islamik rihapi dyert e tij për publikun, pas 18 muajsh mbyllje për shkak të restaurimit të muzeut.
Kjo vjen menjëherë, para se Katari të presë Kupën e Botës FIFA në fund të këtij viti, ku turneu pritet të sjellë më shumë se një milion tifozë në vend sipas Komitetit Suprem të Katarit për Dorëzimin dhe Trashëgiminë.
Zonat e institutit të artit përbëhen nga më shumë se 11,000 objekte, që përfshijnë tre kontinente dhe 13 shekuj, që përbëjnë një koleksion të artit islam nga e gjithë bota.“Më duhet të them se ka arkitekturë mahnitëse, duke qëndruar në mes të Dohës së vjetër dhe Dohës së re, duke lidhur të kaluarën me të tashmen”, tha drejtoresha e MIA, Julia Gonnela për Reuters .
Ndërtesa me arkitekturën e saj unike qëndron drejt fundit të zonës me pamje nga horizonti i Gjirit Perëndimor.”Unë mendoj se është vendi ideal për të shfaqur botën islame nga një perspektivë tjetër përveç Xhihadit dhe martirëve, luftës dhe problemeve,” shtoi Gonnela kur u pyet se çfarë mund të përfitojnë tifozët që do te ndjekin kupen e botes nga përvoja e muzeut.
Katari ka një popullsi prej 2.8 milionë banorësh dhe pret një fluks të paprecedentë prej 1.2 milionë vizitorësh në fund të këtij viti gjatë Botërorit Katar 2022. /tvklan