RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bosnja mund ta marrë me kusht statusin e kandidatit për anëtarësim në BE

bosnja-mund-ta-marre-me-kusht-statusin-e-kandidatit-per-anetaresim-ne-be

Komisioni Evropian ka mundësi që të rekomandojë me kusht statusin e kandidatit për Bosnje-Hercegovinën, kanë treguar disa burime në Bruksel për Radion Evropa e Lirë.

Komisionari i BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi, do të prezantojë sot (12 tetor) paketën e zgjerimit, bashkë me raportet veç e veç për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor.

Burimet brenda BE-së kanë konfirmuar se Komisioni Evropian do të dalë me rekomandimin që Bosnje-Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, mirëpo me disa kushte.

Këto kushte besohet se datojnë nga viti 2019, kur Komisioni Evropian ka prezantuar qëndrimet e veta lidhur me gatishmërinë e Bosnjës për të fituar këtë status.

Në raportin e Komisionit Evropian për këtë vit – sipas dokumentit që ka parë Radio Evropa e Lirë – Bosnja nuk ka shënuar përparim në fushat kyçe.

Vlerësime të ngjashme ndër vite janë konsideruar arsye pse komisionarët kanë qenë kundër dhënies së statusit të kandidatit për Bosnjën.

Paketa e zgjerimit duhet të miratohet nga Komisioni Evropian më 12 tetor, duke përfshirë presidentin dhe nën-presidentët e këtij institucioni.

Viteve të fundit, në BE nuk është diskutuar shumë që Bosnja të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

Mirëpo kjo çështje është aktualizuar pasi Komisioni Evropian ka rekomanduar për Ukrainën statusin e vendit kandidat, duke u bazuar në “mirëkuptim” që ky shtet më pas të plotësojë kushtet e duhura.

Pas rekomandimit të Komisionit Evropian, statusi kandidat i një shteti shqyrtohet dhe miratohet nga shtetet anëtare të BE-së, në nivel të qeverive.

Në rast se Bosnja e merr statusin e kandidatit, Kosova do të mbetet i vetmi shtet i rajonit të Ballkanit Perëndimor që nuk ka kërkuar formalisht anëtarësim në BE, ndonëse blloku evropian përsërit se “Kosova ka perspektivë evropiane”. /rel

Related posts

Mendonte se do ta përjashtonin nga testamenti i nënës së tij, 59-vjeçari vret me armë zjarri katër familjarët dhe më pas veten

admin

Japonia ndan 250 mijë dollarë për furnizimin me ujë të refugjatëve sirianë në Jordani

Kushtrim Guraj

Ofensiva ushtarake izraelite: Një vit zhvendosje me forcë dhe shkatërrime

admin