RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Morawiecki: Lufta e Rusisë jo vetëm kundër Ukrainës, por edhe BE-së

morawiecki:-lufta-e-rusise-jo-vetem-kunder-ukraines,-por-edhe-be-se

Rusia po bën luftë jo vetëm kundër Ukrainës, por edhe kundër BE-së, deklaroi të enjten kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki në takimin e Procesit të Berlinit që synon të çojë më tej integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

“Presidenti rus Vladimir Putin dhe Rusia kanë nisur një luftë kundër Ukrainës, por në të njëjtën kohë është një luftë kundër Evropës, kundër BE-së… ky agresion rus është mjaft i dukshëm, dhe kushdo që pretendon të kundërtën, po mbështet propagandën ruse.

Ai i bëri thirrje BE-së për diversifikimin e burimeve te saj të energjisë në mënyrë që të bëhet e pavarur nga burimet natyrore ruse.

Morawiecki shtoi se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të rrisë nivelet e sigurisë në Evropë pasi tre prej tyre i përkisnin NATO-s.

Në të njëjtën kohë, procesi i integrimit premtoi përfitime për kompanitë polake dhe të gjithë ekonominë kombëtare. /atsh

Related posts

Telefonatë mes Ursula von der Leyen dhe Erdoğan, në fokus marrëdhëniet BE–Turqi dhe tensionet rajonale

admin

Azerbajxhani dërgon ndihma për armenët në Karabak

Muhamet Ramadani

Iran, 20 persona të arrestuar nën dyshimin për bashkëpunim me Izraelin

Hevzi