RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vetaksident me fatalitet në Autostradën “Arbën Xhaferi”, një i vdekur

vetaksident-me-fatalitet-ne-autostraden-“arben-xhaferi”,-nje-i-vdekur

Një vetaksident trafiku me fatalitet ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në Autostradën “Arbën Xhaferi”, si pasojë e të cilit një person ka humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në Autostradën ‘Arbën Xhaferi’ (kilometri i 24, drejtimi për Prishtinë)”, ka thënë Krasniqi.

“Në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente mjekësore. Sipas mjekëve, një person është pa shenja jete”, ka shtuar ai.

Sipas tij, policia është marrë me rastin duke kryer procedurat lidhur me këtë aksident

Related posts

Ukraina godet një rrokaqiell në Grozny të Çeçenisë

Muhamet Ramadani

Izraeli ndërpret lidhjet me agjencitë e OKB-së dhe organizatat ndërkombëtare për shkak të kritikave ndaj gjenocidit

admin

Lajçak takon ambasadorët në Kosovë, i informon për atë që po ndodhë me dialogun

Muhamet Ramadani