SHBA-ja kritikoi Rusinë dhe Kinën me arsyen se mbrojnë Korenë e Veriut e cila lëshon raketa balistike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-së në Kombet e Bashkuara (OKB), Linda Thomas-Greenfield në një deklaratë për 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së tha se Koreja e Veriut këtë vit ka lëshuar 59 raketa balistike duke shkelur rezolutat e Këshillit.
“Republika Popullore Demokratike e Koresë (DPRK) mbrohet nga dy anëtarë të Këshillit (Kina dhe Rusia)”, deklaroi Greenfield, e cila mbrojti idenë e saj se ata tregojnë përpjekje të mëdha për ta treguar me të drejtë DPRK-në.
“Ju nuk mund të shmangeni nga përgjegjësitë e Këshillit të Sigurimit vetëm sepse ajo mund t‘ju shesë armë ju për të ushqyer luftën agresive në Ukrainë”, shtoi më tej Greenfield.
Zv/Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së përgjegjës për Lindjen e Mesme, Azinë dhe Paqësorin, Khaled Khiari bëri të ditur se Koreja e Veriut paraqet një qëndrim të papërgjegjshëm duke injoruar sigurinë detare dhe fluturimet ndërkombëtare.
Ndërsa përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Zhang Jun i bëri thirrje Këshillit që të tregohet konstruktiv në vend që të ushtrojë presion mbi Phenianin.
Koreja e Veriut më 3 nëntor kreu 6 testime raketore. Theksohet se këto testime janë kryer kundër stërvitjes së përbashkët ajrore të SHBA-së dhe Koresë së Jugut e cila zgjati përgjatë javës dhe në të cilën morën pjesë rreth 240 avionë, përfshirë edhe avionët F-35.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së, që nga viti 2006 zbaton sanksione ekonomike dhe ushtarake ndaj Koresë së Veriut për shkak të programit bërthamor.