RTV AHIRETI
Shëndetësi

Këto ushqime rekomandohet të konsumohen ditëve të vjeshtës

keto-ushqime-rekomandohet-te-konsumohen-diteve-te-vjeshtes

Derisa moti ka filluar të ftohet, edhe imuniteti bie, ndërsa ajo çfarë hamë mbetet një gjë shumë e rëndësishme.

Janë disa ushqime të cilat preferohet të konsumohen në stinën e vjeshtës, e të cilat përmirësojnë edhe shëndetin tonë.

Mollët

Edhe në kohërat më të lashta është dëshmuar se mollët ndikojnë për një shëndet mjaft të mirë dhe rritjen e imunitetit. Ky frut është i mrekullueshëm për zemrën dhe për një dietë të balancuar.

Kërpudhat

Kërpurdhat kanë qenë prej kohësh numri një në lindje për vlerat e tyre ushqimore dh tani këtë gjë e konfirmuan edhe Instituti i Kërkimeve në Japoni. Vjeshta është momenti i pikut të kërpurdhave, kështuqë është kohë ideale për të përfituar nga të gjitha vlerat ushqimore që ato ofrojnë.

Kungujt

Kungujt janë një ushqim shumë i shëndetshëm dhe me plotë vlera ushqyes. Kungulli i pjekur është poshtu i shijshëm dhe ideal për t’u konsumuar në vjeshtë.

Related posts

Paralajmërojnë për gjendje të rënda shëndetësore, nga çfarë sëmundje rriskoheni nëse ju ënjten gishtat

admin

​Tri këshilla që çdo infermier/e duhet të dijë kur punon me të moshuar

admin

Probleme në shikim/ mjekët: 1 në 2 fëmijë është dëmtuar nga telefonat

admin