Mijëra demonstrues u mblodhën në kryeqytetin e Malit Bamako të premten për të protestuar ndaj publikimit të një videoje në mediat sociale që konsiderohet blasfemuese kundër Islamit.
Gjashtë persona u arrestuan të enjten të akuzuar për bashkëpunim në shpërndarjen e një videoje ‘blasfemuese’ që tregonte një burrë i cili bënte ‘komente nënçmuese’ dhe ‘gjeste fyese’ kundër muslimanëve, Kuranit dhe Profetit Muhamed (a.s), tha zyra e prokurorit të Bamakos.
Policia tha se protesta, e thirrur nga Këshilli i Lartë Islamik i Malit, mblodhi mijëra njerëz, megjithëse organizatorët vlerësuan numrin e tyre në më shumë se një milion.
Parullat duke përfshirë “Jo komenteve blasfemuese” dhe “jo më sulme ndaj Islamit dhe Profetit Muhamed” ishin të dukshme në pankartat e protestuesve.
“Ajo që ndodhi është e pafalshme. Autori i komenteve blasfemuese duhet të arrestohet dhe të gjykohet”, tha imami Abdoulaye Fadiga për AFP.
Haby Diallo, një mësuese në një shkollë fetare në të 40-at e saj, tha se donte “dialog ndërfetar”. Të gjithë duhet të respektojnë fenë e njëri-tjetrit”.
Gjashtë personat u vunë në paraburgim, për arsye se refuzuan t’u tregonin autoriteteve se ku fshihej burri – i cili është ende në arrati, tha një burim në zyrën e prokurorit për AFP.
Çështja ka shkaktuar bujë në Mali, ku gati 95 për qind e popullsisë janë myslimanë dhe e drejta për blasfemim nuk ekziston.
HCM – grup udhëheqësish fetarë dhe shoqatash dhe organi më i lartë islamik i Malit – ka bërë thirrje që njeriu që qëndron pas videos të “vritet”.