RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite premton 2,5 miliardë dollarë për “nismën e gjelbër” në Lindjen e Mesme

arabia-saudite-premton-2,5-miliarde-dollare-per-“nismen-e-gjelber”-ne-lindjen-e-mesme

Princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman, premtoi 2,5 miliardë dollarë për “iniciativën e gjelbër” në rajonin e Lindjes së Mesme gjatë dhjetë viteve të ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Bin Salman mbërriti në resortin egjiptian Sharm el-Sheikh të hënën për të marrë pjesë në Samitin e Nismës së Gjelbër të Lindjes së Mesme, e cila po mbahet paralelisht me konferencën e klimës COP27 të Kombeve të Bashkuara.

Iniciativa u nis nga princi i kurorës saudit vitin e kaluar si pjesë e përpjekjeve për të reduktuar emetimet e karbonit në rajon.

“Iniciativa synon të reduktojë emetimet e karbonit në rajon dhe të mbjellë 50 miliardë pemë”, tha Bin Salman në fjalimin e tij në takim.

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, i cili është bashkëkryesues i samitit, nismën e gjelbër e quajti “të rëndësishme” dhe një “mundësi të madhe” për të luftuar ndryshimet klimatike.

Sesioni i parë i Samitit të Iniciativës së Gjelbër në Lindjen e Mesme u mbajt në kryeqytetin saudit Rijad në tetor 2021. Konkretisht, këto nisma synojnë të mbjellin 50 miliardë pemë në rajon dhe të reduktojnë emetimet e karbonit me më shumë se dhjetë për qind.

Related posts

Nisën haxhinjtë e parë nga Kosova – FOTO

Muhamet Ramadani

Hapet shkolla e parë shqipe në Rozhajë të Malit të Zi

Muhamet Ramadani

Rrëzohet avioni me dhjetëra pasagjerë në Brazil, dyshohet për 62 viktima! Momenti kur bie me shpejtësi në drejtim të tokës (VIDEO)

admin