RTV AHIRETI
KosovëLajmeLajmet

Mustafa: E kam agjëruar Ramazanin edhe gjatë kohës sa isha kryeministër

mustafa:-e-kam-agjeruar-ramazanin-edhe-gjate-kohes-sa-isha-kryeminister

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se është besimtar dhe se e ka agjëruar muajin e Ramazanit edhe gjatë kohës sa ka qenë kryeministër.

Mustafa thotë se edhe anëtarët e tjerë të familjes së tij janë besimtarë, por jo fanatikë.

Ai gjatë një interviste në emisionin “Prizma” të T7, ka thënë se “kur ishte kryeministër agjëronte dhe porosiste kafe për të mos u veçuar nga palët, por nuk e pinte atë”.

“Besimtar jam, por nuk jam besimtar fanatik. Besimtar janë gjithë familja, edhe unë e mbaj atë. Ramazanin e mbaj, e kam mbajtur edhe sa kam qenë kryeministër. Kur kanë ardhur palët kam porositë kafe por nuk e kam pirë, në asnjë rast nuk kam dashur të veçohem“, ka thënë Mustafa.

Ish-kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur edhe për çështjen e shamisë në shkolla, duke thënë se është që bartja e shamisë të bartet pas moshës 18-veçare.

Megjithatë, ai thotë se është për t’u gjetur një zgjidhje rreth kësaj çështjeje.

“Unë mendoj që deri në moshën madhore nuk është e drejtë që të detyrohen nxënësit ose fëmijët që të bartin shamitë. Kur ta arrijnë moshën është një e drejtë më pas“, ka thënë Mustafa. /rtvbesa

Related posts

Haxhiu kujton heroin Agron Rrahmani: Ishte luftëtar i guximshëm dhe organizator ushtarak në Prishtinë

Irfan Jahiu

Policia serbe arreston katër shtetas të Shqipërisë nën dyshimin për gjuhë urrejtjeje në rrjetet sociale

Irfan Jahiu

Delegacioni i mjekëve nga Turqia do të kryejë 50 operacione për fëmijët kosovarë

admin