RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite shkatërron 3 shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor

ushtria-izraelite-shkaterron-3-shtepi-te-palestinezeve-ne-bregun-perendimor

Ushtria izraelite shkatërroi 3 shtëpi të palestinezëve në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Delegacioni i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) për të luftuar Murin Ndarës, thuhet se ushtria izraelite shkatërroi 3 shtëpi që u përkisnin palestinezëve në vendbanimin Al-Minya në qytetin e Betlehemit në jug të Bregut Perëndimor.

Në deklaratë thuhet se ishin gjithsej 6 banesa në 3 shtëpi të shkatërruara me pajisje ndërtimi.

Izraeli shkatërron disa shtëpi dhe struktura palestineze në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor, të cilat i pushtoi në vitin 1967, me pretendimin se ato janë “të palicensuara”.

Në raportin e publikuar nga organizata joqeveritare palestineze “Soil Studies Center” në tetor 2021, Izraeli ka shkatërruar 11.900 shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga fillimi i pushtimit në vitin 1967 dhe ka zhvendosur 73 mijë persona.

Related posts

Meksika dërgon dy anije të tjera humanitare në Kubë me mbi 1.000 tonë furnizime

admin

Çavuşoğlu riafirmon solidaritetin me Palestinën

admin

Hija e Izraelit mbi zgjedhjet franceze!

RTI