RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kërkon nga Rusia t’i paguajë Ukrainës dëmshpërblimet e luftës

asambleja-e-pergjithshme-e-okb-se-kerkon-nga-rusia-t’i-paguaje-ukraines-demshperblimet-e-luftes

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka miratuar një rezolutë që kërkon nga Rusia t’i paguajë dëmshpërblimet Ukrainës për luftën që Moska filloi ndaj fqinjit të saj në muajit shkurt, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rezoluta e votuar nga organi botëror prej 193 anëtarësh gjithashtu kërkon që Rusia të mbahet përgjegjëse për çdo shkelje të ligjit ndërkombëtar brenda ose kundër Ukrainës.

Pro rezolutës votuan 94 vende, 14 vende votuan kundër, ndërsa 74 vende abstenuan. Rusia, Kina, Irani dhe Siria ishin ndër vendet që kundërshtuan rezolutën.

Rezoluta gjithashtu bën thirrje për krijimin e një “mekanizmi ndërkombëtar” për kompensimin e dëmit, humbjes ose dëmtimeve që rrjedhin nga “aktet e paligjshme ndërkombëtare” të Rusisë kundër Ukrainës.

Po ashtu ajo rekomandon krijimin e një regjistri ndërkombëtar të dëmit për shërbyer si një regjistrim, në formë dokumentare, për pretendime me dëshmi dhe informacion për dëmin, humbjen ose dëmtimet e të gjitha personave fizikë dhe juridikë të interesuar, si dhe për të nxitur dhe koordinuar mbledhjen e provave.

Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk janë ligjërisht të detyrueshme, por ata kanë mbështetje politike.

Related posts

“France 24” fton pushuesit të vizitojnë Shqipërinë

admin

Të paktën 2,000 të arrestuar në protestat pro-Palestines në kampuset amerikane

rezart morina

Lirohet benzina për 1 cent, mbetet i pandryshuar çmimi i naftës dhe gazit

admin