RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak dorëzon propozimin e ri për krizën në veriun e Kosovës

lajcak-dorezon-propozimin-e-ri-per-krizen-ne-veriun-e-kosoves

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian pёr dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka dorëzuar tek pala kosovare njё propizm tё ri nё lidhje me krizën nё veri, merret vesh nga burimet diplomatike.

Ky propozim, siç thuhet i ёshtё dorëzuar kryengociatorit kosovar, Besnik Bislimit gjatё takimit tё cilin ai e zhvilloi tё martën nё Bruksel.

Tani BE ёshtё nё pritje të përgjigjes së Kosovës, ndёrsa varёsisht nga reagimi i Prishtinёs, Mirollav Lajçak mund tё vizitoj Beogradin sё shpejti për tё biseduar edhe me palёn serbe.

Nuk ka shumё informacione nё lidhje me detajet e propozimit, por njё nga elementet mund tё jetё shtyrja e afatit pёr ndërrimin e targave serbe, siç thuhet jo domsodoshmёrisht pёr dhjetё muaj.

Gjithnjё, sipas kёtyre burimeve, pala kosovare, ka kёrkuar nga BE-ja edhe sqarime se nё rast tё pranimit tё kësaj kёrkese, cili do jetё qёndrimi i Brukselit, pasi tё skadojë afati i propozuar.

Zyrtarët evropian insistojnë se ёshtё e domosdoshme gjetja e zgjidhjes nё ditёt nё vijim nё mёnyrё qё tё evitohet eskalimi i mundshëm i cili mund tё ndodh duke filluar nga 21 nëntori, kur autoritete kosovare kanё paralajmëruar lëshimin e gjobave pёr pronarët e automjeteve me targa ilegale serbe. /rtk/

Related posts

​Kurti takohet me homologun bullgar, diskutojnë mundësinë për rritje të bashkëpunimit

rezart morina

Posta e Kosovës së shpejti edhe në veri të Mitrovicës, pamje nga përgatitjet për hapjen e saj

RTI

Politikani shqiptar arrin në Ukrainë

admin