RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria e Izraelit kalon në gatishmëri në Bregun Perëndimor

ushtria-e-izraelit-kalon-ne-gatishmeri-ne-bregun-perendimor

Ushtria izraelite ishte në gatishmëri pas vrasjes së 3 kolonëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të Organizatës së Transmetimeve Publike të Izraelit, ushtria izraelite u dërgoi udhëzime të gjitha njësive të saj në Bregun Perëndimor pas vrasjes së 3 kolonëve izraelite.

Udhëzimet kërkonin që trupat të ishin në gatishmëri për 72 orë kundër një përpjekjeje të re sulmi.

Palestina: Izraeli vrau 198 palestinezë që nga fillimi i vitit

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës në një deklaratë me shkrim tha se nga fillimi i vitit 198 palestinezë kanë humbur jetën nga plumbat e ushtarëve izraelitë.

Më tej thuhet se 52 nga viktimat janë regjistruar në Gaza ndërsa viktimat tjera në Bregun Perëndimor dhe në Kuds.

Në Ariel, një vendbanim ilegal hebre në Bregun Perëndimor dje u vranë 3 kolonë izraelitë dhe 3 të tjerë u plagosën në një sulm me thikë.

Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se i dyshuari palestinez për sulmin pasi është larguar nga vendi i ngjarjes është “kapur dhe vrarë”. /aa

Related posts

Një zyrtar i lartë ushtarak jemenas gjendet i vdekur në Egjipt

admin

Kroacia në krah të Kosovës: Autorët duhet të sillen urgjentisht para drejtësisë

admin

Dëgjohen shpërthime në veri të Mitrovicës, policia thotë se janë shok-bomba

admin